Lajmet e fundit

Ismet Kryeziu Qeverisë: Kujdes, mos i injoro qytetarët!

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj debatit për numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme të thirrur nga opozita. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se përkundër fushatës së egër ndaj qytetarëve protestues, qeveria s’bën t’i injorojë.

Shënimi i plotë i Kryeziut:

Tani ja filluam me u marrë me numra. Po sikur mos të kish një propagandë aç të fuqishme me krejt mekanizmat që i posedon pushteti, nga ato shtetërore e deri te ato civile. Gjithë ajo FUSHATË madje dhe linçime ndaj personaliteteve publike pse dje kanë mendu ndryshe, e sot po mendojnë ndryshe, protestë kundër republikës, kundër Amerikës e BE, deri te mos po hyjnë ‘’beretat e kuqe’’ në qeveri, mos po e kallin komandantët ndonjë luftë civile etj, etj. Prandaj, shumë qytetarë sot kanë qenë të frikësuar dhe nga ata që kanë marrë pjesë, dhe nga ata që nuk kanë marrë pjesë në protestë.
Përkundër kësaj fushate të egër, ka pas mjaftueshëm qytetarë në protestë dhe qeveria nuk duhet të vazhdoj ti injorojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.