Ky është momenti shokues kur një doktor rus u kap në kamera duke goditur pacientin e tij e duke e lënë të vdekur me një goditje.
Video e sulmit ndodhi në jug të qytetit Belgorod dhe përveçse është bërë virale në internet, është transmetuar edhe në televizone.
Incidenti ngriti pikëpyetjet për sigurinë në spitale, pas publikimit të pamjeve filmike.
Në video dëgjohet doktori që pyet pacientin se pse e kishte prekur infermieren dhe e nxjerr atë jashtë. Por kur pacienti rikthehet, doktori e godet në fytyrë dhe pacienti rrëzohet menjëherë në tokë i vdekur.