Lajmet e fundit

Intervista e Sean Penn me Joaquin Guzman Loera, i quajtur ndryshe ‘El Chapo’

“El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç ishte dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”. 

Penn: Si ishte fëmijëria juaj?
El Chapo: Mbaj mend kohën kur isha gjashtë vjeç. Ishim familje e varfër, shumë e përulur dhe më kujtohet se nëna ime e gatuante bukë për të mbajtur familjen. Unë duhej ta shisja atë që gatuante nëna, kam shitur portokall, kam shitur pije, kam shitur edhe karamele. Nëna ime ishte punëtore e madhe, ajo ka punuar shumë. Ne jemi rritur me misër dhe fasule. Unë jam kujdesur edhe për bagëtinë e gjyses dhe kam copëtuar dru.

Penn: Si  u përfshitë në tregëtinë e drogës?
El Chapo: Nga ferma ime. Femrën e lashtë në moshën 18 vjec dhe shkova në Culiacan, më pas në Guadalajara, por deri me tani asnjëherë nuk jam larguar nga ferma ime, sepse ka dashur edhe Perëndia që nëna ime të vazhdojë të jetë gjallë dhe të jetojë në ferme.

Penn: Si ka ndryshuar fëmijëria juaj që nga ajo kohë deri me tani?
El Chapo: Për të mirë. Kam fëmijët  e mi, vëllezërit, nipërit e mi. Të gjithë së bashku kalojmë mirë, shumë mirë.

Penn: Tani që jeni i lirë, si ka ndikuar kjo në ty?
El Chapo: Eh, jam i lumtur, sepse në të vërtetë liria është gjë e bukur. Ndërkaq, sa i përket presionit, për mua është normale, sepse për një kohë të gjatë unë kam bërë një jetë duke u kujdesur për vetën, ndërsa tani nuk e bëj më një gjë të tillë, sepse nuk dua të bëj ndonjë gjë që lëndon shëndeti tim apo mendjen time. Me një fjalë, ndjehem mirë.

Penn: A është e vërtetë ajo që thonë se droga shkatërron njerëzimin dhe sjellë dëme të mëdha?
El Chapo: Është realitet që droga shkatërron. Për fat të keq, siç thashë, aty ku jam rritur unë nuk kishte asnjë mënyrë tjetër dhe ende nuk ka ndonjë mënyrë për të mbijetuar. Nuk ka mundësi përparimi ekonomik që të sigurojë jetesën tonë.

Penn: A mendoni se është e vërtetë se ju jeni përgjegjës për nivelin e lartë të varësisë nga droga në botë?
El Chapo: Jo, kjo nuk është e vërtetë.

Penn: Sa ishit në burg, a është rritur dhe zgjeruar biznesi juaj i drogës?
El Chapo: Nga ajo që unë mund të them, dhe atë që unë e di, çdo gjë është e njëjtë. Asgjë nuk ka rënë. Asgjë nuk është rritur.

Penn: Po në lidhje me dhunën që i bashkëlidhet këtij lloj aktiviteti?
El Chapo: Pjesërisht ka dhunë, për shkak se disa njerëz rriten me probleme dhe disa tjerë kanë zili dhe informacione kundër dikujt tjetër. Kjo krijon dhunë.

Penn: Ju a e konsideroni vetën një person të dhunshëm?
El Chapo: Jo zotëri.

Penn: A jeni të prirur për dhunë, ose a mund ta përdorni atë si mjetin e fundit?
El Chapo: Shikoni, unë do të bëja gjithçka për të mbrojtur vetën, por që t’a filloj vetë, kurrë jo.

Penn: Çfarë mendoni për Meksikën? Cila është e ardhmja për Meksikën?
El Chapo: Trafiku i drogës tashmë është pjesë e një culture që origjinën e ka nga paraardhësit, dhe nuk e ka vetëm nga Meksika.

Penn: A e konsideroni aktivitetin tuaj, organizatën tuaj, një kartel?
El Chapo: Jo zotëri, sepse njerëzit që kushtojnë jetën e tyre në këtë aktivitet nuk varen nga unë.

Penn: Sa ka evoluar ky bizens nga koha që kur ju keni filluar?
El Chapo: Ka ndryshime të mëdha. Sot ka shumë lloje të drogave, ndërsa atëkohë ne dinim vetëm për marihuanën dhe lulekuqen.

Penn: Cili është dallimi mes njerëzve të asaj kohe dhe kohës së tanishme?
El Chapo: Dallimi është i madh, sepse fshatrat bëhen më të mëdha dhe shumë nga ne kemi mënyra të ndryshme të mendimit.

Penn: Cila është a ardhmja e këtij biznesi? A mendoni se do të zhduket, apo do shkojë duke u rritur?
El Chapo: Jo, kurrë nuk do të zhduket.

Penn: A mendoni se terrorizmi në Lindjen e Mesme, në njëfar mënyre ndikon në të ardhmen e trafikut të drogës?
El Chapo: Jo, aspak. Nuk ndryshon asgjë.

Penn: E kam parë si kanë qenë ditët e fundit në Escobar. Si i shihni ditët tua të fundit në lidhje me këtë biznes?
El Chapo: E di se një ditë do të vdes, por shpresoj që vdekja ime të jetë e natyrshme.

Penn: Qeveria në SHBA mendon se qeveria meksikane nuk dëshiron të ju arrestojë. Ata duan të ju vrasin. Çfarë mendoni ju?
El Chapo: Mendoj se nëse ata më gjejnë edhe do të më arrestojnë, natyrisht.

Penn: Në lidhje me aktivitetin tuaj, a mendoni se ka ndikim në Meksikën si është?
El Chapo: Aspak, aspak.

Penn: Pse?
El Chapo: Sepse trafiku i drogës nuk varet vetëm nga një person. Varet nga shumë njerëz.

Penn: Sipas jush kush duhet fajësuar, ata që shesin drogë, njerëzit që e konsumojnë…cila është marrëdhënia mes prodhimit, shitjes dhe konsumit?
El Chapo: Nëse nuk do të konsumohej, as nuk do të shitej. Është e vërtetë se konsumimi ditë pas ditësh shkon duke u rritur dhe pikërisht kjo e bën shitjen më të madhe.

Penn: Kemi dëgjuar që keni advokado të mirë, gëlqere të mirë…por kurrë nuk kemi dëgjuar që i është bërë publicitet në lidhje me drogat. A keni bërë ju ndonjë gjë për të nxitur njerëzit që të konsumojnë drogë?
El Chapo: Asnjë gjë. Në një mënyrë, njerëzit janë kurreshtarë të dinë se si do të ndihen dhe duan të njohin shijen e saj….pastaj kalojnë në varësi.

Penn: A keni ndonjë ëndërr? A ëndërroni?
El Chapo: Natyrisht, është normale. Por, nuk shoh ëndërra ditën.

Penn: Për çfarë ëndërroni? Cila është shpresa juaj?
El Chapo: Unë vetëm dua të jetoj me familjen ditët ditët që më ka caktuar Perëndia.

Penn: Nëse do të mund ta ndryshonit botën, a do e kishit bërë?
El Chapo: Unë jam i lumtur me gjërat kështu sikurse janë.

Penn: Çfarë marrëdhënie keni me nënën tuaj?
El Chapo: Të përsosur.

Penn: A është kjo një shenjë respekti?
El Chapo: Po zotëri, respekt, dashuri dhe dashuri.

Penn: Si e shikoni të ardhmen e fëmijëve tuaj?
El Chapo: Shumë të mirë. Ecin përpara.

Penn: Po në lidhje me jetën tuaj? Si ka ndryshuar jeta juaj prej momentit që keni shpëtuar?
El Chapo: Jam shumë i lumtur, për shkak të lirisë sime.

Penn: A keni konsumuar drogë?
El Chapo: Jo zotëri, e kam provuar, po asnjëherë nuk kam kaluar në varësi.

Penn: Para sa kohe e keni provuar?
El Chapo: Në 20 vitet e fundit, nuk kam konsumuar drogë as edhe një ditë.

Penn: A nuk merakoseni se me arratisjen tuaj ju mund të rrezikoni familjen?
El Chapo: Natyrisht që brengosem.

Penn: Për të shpëtuar, a mendoni se keni dëmtuar dikë?
El Chapo: Unë kurrë nuk kam menduar t’i bëjë keq dikujt. Për gjithçka i jam lutur Perëndisë dhe më pas jam arratisur. Gjithçka ishte e përsosur. Sot jam këtu falë Perëndisë.

Penn: Dhe ia vlen të përmendet, se dy herë kur jeni arratisur nuk ka pasur dhunë.
El Chapo: Unë s’kam pse përdor dhunë. Në situata tjera, gjërat mund të ndodhnin ndryshe, por ne nuk është se përdorim dhunë.

Penn: Duke pasur parasysh atë që është shkruar për ju, çfarë mund të shohim në TV, gjërat janë thënë për ty në Meksikë, çfarë lloj mesazhi do të donit të përcjellë tek njerëzit e Meksikës?
El Chapo: Mendoj se është normale që njerëzit të kenë ndjenja të përziera në raport me mua, për shkak se nuk dinë mjaft për mua. Prandaj, edhe them që është normale. Sepse, ata që nuk më njohin i kanë dyshimet e tyre në raport me mua, edhe nëse unë u’a them që jam ose nuk jam njeri i mirë.

Penn: Nëse do ta përcaktonit vetën si një person, nëse unë ju kërkoj që ju të mos jeni Joaquin, si do ta përcaktonit vetën?
El Chapo: Epo, sikur të njihja dikë të tillë…nga këndvështrimi im, do ta përcaktoja si një person që nuk kërkon probleme. Në asnjë mënyrë.

‘Rolling Stones’

Leave a Reply

Your email address will not be published.