Lajmet e fundit

Nënkryetari i Prishtinës thotë se me padurim po e pret protestën e radhës

Udhëheqja e Komunës së Prishtinës, nga radhët e Vetëvendosjes, e ka marrë bajrakun e protestave të Opozitës. Madje, Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu, ka thënë se protestën e radhës po e pret me padurim.

“Me padurim po e pres protesten e rradhes, e cdo proteste tjeter deri ne doreheqjen e kesaj qeverie banditesh!”, ka shkruar Sejdiu.

Këtë qëndrim Nënkryetari i Prishtinës e ka bërë duke komentuar një tender ku thuhej se kompania e një polici kishte fituar tenderin për uniformën e Policisë.

 

“Ky mendjen e paska pas te 8,000 uniforma qe i paska siguru me kete tender!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.