Forcat speciale të policise përdorën pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit anti-emigrantëve në Këln. Grupet e djathta të drejtuara nga lëvizja anti-islamike, “Pegida” u grumbulluan pas raportimeve për sulme seksuale kunder dhjetëra grave dhe vajzave, natën e ndërrimit të viteve në këtë qytet të Gjermanisë.
Tensionet nisën fill pas parrullave kundër kancelares gjermane, Angela Merkel dhe politikës së saj “te dyerve te hapura” për emigrantët. Protestuesit nisën të qëllojnë me fishekzjarre dhe shishe forcat e rendit, të cilat u përgjigjën me pompat e ujit. Kundër-protesta u zhvilluan në Këln, nga aktivistët në mbështetje të emigrantëve.
Qindra gra kundërshtuan dhunën ndaj grave dhe vajzave në Këln.Kancelarja Merkel propozoi forcimin e ligjit për t’i ndaluar dhënien e azilit, të gjithë atyre emigrantëve që kanë kryer krime.
Tv Klan