Në konferencën e organizuar nga opozita sot, pas protestës së organizuar dje kanë dalë tre liderët e partive, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Visar Ymeri ka falënderuar qytetarët që dje morën pjese në këtë protestë – sipas tij ata dje treguan se nuk e duan këtë qeveri.
Ai ka thënë se prej dje Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk janë më as kryeministra dhe as ministra.
E Ramush Haradinaj ka thënë se dje ka qenë i emocionuar pasi ka parë që vendi vërtet është duke u qeverisur keq. Haradniaj ka thënë se dje qytetarët kërkuan dorëheqjen e kësaj qeveria.
Edhe lideri tjetër opozitar, Fatmir Limaj ka thënë se askush dhe asgjë nuk e zbeh protestën e djeshme. Ai ka thënë se Kosova nuk mund të qeveriset nga këta njerëz dhe ngjarja e djeshme tregon se qeverisja e ka humbur mbështetjen e popullit.
Në fund Visar Ymeri ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri sa qeveria të largohet.
Sipas tij mesazhi i 100 mijë qytetarëve tregon se shkelësit e kushtetutës nuk mund të qeverisin.