Lajmet e fundit

Xhamitë në Francë hapin dyert për publikun jomysliman

Këtë fundjavë, qindra xhami franceze kanë hapur dyert për publikun, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e jomyslimanëve mbi kulturën e tyre. Kjo vjen në një kohë kur sulmet e ekstremistëve islamikë kanë krijuar një përshtypje negative për fenë myslimane.

Sipas medieve të huaja, kësaj nisme nuk i janë bashkuar të 2500 xhamitë e Francës, por janë përfshirë ato më me peshë, mes të cilave “Xhamia e Madhe” e Parisit.

Mediat e huaja shkruajnë se, “përpjekja mbështetet nga organi kryesor mysliman i vendit, Këshilli francez i Fesë Myslimane”.

Ndërkohë, presidenti i grupit, Anouar Kbibech u tha gazetarëve se, “xhamitë po ftojnë njerëzit, që të takojnë “myslimanë të zakonshëm” dhe të shijojnë pije freskuese, të vizitojnë ambientet me shpjegime të guidave, të marrin pjesë në seminare dhe diskutime, apo edhe në ndonjë nga 5 faljet e ditës”.

Ky aktiviteti, i quajtur “një çaj mes vëllezërish”, zhvillohet një vit pas sulmit ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.