Të shtunën në aksion kanë qenë edhe të rinjtë e PDK-së.
Në Pejë ata kanë marrë një “aksion simbolik”, duke fshirë grafitet në të cilën paraqiten liderët politikë të vendit.Dhjetëra militantë të kësaj partie e kanë fshirë grafitin në rrugën Ali Dema, duke pozuar për fotografi.
Në grafitin e paraqitur ditëve të fundit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa paraqiten si “Bastardë të Palavdishëm” nga filmi i njohur amerikan.