Lajmet e fundit

Haxhiu: Mos i hudhni benzinë zjarrit të paknaqësisë qytetare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila momentalisht po vuan arrestin shtëpiak, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar lidhur me protestë e opozitës, peticionin dhe shkeljen e kushtetutës nga Qeveria.

Haxhiu ka shkruar se qytetarët e Republikës kanë thënë fjalën e tyre dhe se nuk duhet të hidhet benzinë në pakënaqësi.

“- Mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër “Zajednices” dhe faljes së territorit

– 13 deputetë dhe qindra qytetarë të arrestuar e burgosur

– 23 shkelje të Kushtetutës
– 100 mijë protestues që kundërshtojnë marrëveshjet dhe kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë
Qytetarët e Republikës e thanë fjalën e tyre me të gjitha format demokratike!
Çfarë tjetër duhet të ndodh që Qeveria e Rashkës të dorëhiqet?
Mos i hudhni benzinë zjarrit të pakënaqësisë qytetare! “Ka shkruar Haxhiu në  Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.