Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri ​Stojanoviq akuzon protestuesit: Përdhosje e turpshme e kishës ortodokse në Prishtinë!

Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ka dënuar sot ashpër përdhosjen e tempullit ortodoks “Krishti Shpëtimtar” në qendër të Prishtinës, nga ana e, siç ka thënë, një grupi demonstruesish që erdhën në protestën e djeshme në kryeqendër.

Në deklaratën me shkrim, të cilën e publikoi në mediat serbe, Stojanoviq kërkon që sa më parë të ngrihet një gardh rreth kësaj kishe të papërfunduar.

“Urinimi në një tempull të shenjtë është sjellje e turpshme, joqytetëruese dhe vandale”, ka thënë Stojanoviq, duke shtuar se është e turpshme edhe ajo që policia qetësisht i ka shikuar demonstruesit duke hyrë në kishë.

Zëvendëskryeministri në deklaratën e tij ka thirrur ministrin e policisë së Kosovës që të ndërmarrë masa ndëshkuese kundër policëve të cilët me mosveprimin e tyre kanë mundësuar kryerjen e papenguar të veprës penale.

“Vandalëve një herë duhet t’u pritet rruga”, ka përfunduar Stojanoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.