Lajmet e fundit

Kuvendi pritet t’i kthehet seancave dhe gazit lotsjellës

Nxjerrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndryshuar fare situatën politike në Kosovë, raporton KTV.

Situatë e njëjtë brenda pak ditësh pritet të jetë në Kuvendin e Kosovës, kur pritet që të mbahet seanca e parë për këtë vit.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në fillim të javës së ardhshme, ku do të merret vendimi për seancë. Gazi lotsjellës do të përdoret sërish nga opozita, e cila thotë se do të vazhdojë kundërshtimin në kuvend, por tash kundër qeverisë, që ata e quajnë shkelëse të kushtetutës.

Në “Vetëvendosje” thonë se e vetmja formë e normalizimit të situatës është tërheqja e qeverisë, pasi sipas tyre, tashme nuk ka nevojë për tërheqje të marrëveshjeve të Brukselit, sepse ato kanë rënë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese si zakonisht u interpretua në forma të ndryshme.

Opozita tha se kushtetuesja vuri në pah faktin se janë bërë më shumë se 20 shkelje të kushtetutës në marrëveshjen për asociacionin, përcjell Koha.net. Por, partnerët e koalicionit PDK – LDK mbesin të palëkundur në mendime se nuk u shkel kushtetuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.