Në një video të postuar në Youtube, shihet një kamermane hungareze që shkelmon refugjatët sirianë teksa ata vrapojnë për të shpëtuar prej policëve.
Kamermania punon për një prej televizoneve hungareze të quajtur N1TB, e në momentin e këtij veprimi të saj ajo ishte afër kampit Roeszke.
Pas këtij veprimi të shëmtuar mësohet që kamermanja është pushuar nga puna.
Lajmin për pushimin nga puna, e ka dhënë televizoni ku ajo ka punuar.
Gjithashtu N1TB ka shprehur keqardhjen për veprimin e shëmëtuar të ish punonjësës së tyre.