Kryteari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj disa komunikata të LDK-së dhe vetë kryeministrit Mustafa.
Ai ka shtuar se shpifjet nuk po ndalen nga eksponentë të caktuar që qeverisë e që sipas tij kanë shkuar aq larg sa që nënkrytarin e Prishtinës, Dardan Sejdiun, e kanë cilësuar si udhëheqës të personave me maska.
“Filluan me shpifje ndaj komunës dje. Në komunikatën e qeverisë vazhduan me shpif prapë ndaj Komunës. Sot eksponentë të qeverise vazhduan me tituj arrogantë, shpifës prapë ndaj komunës e tashmë e arritën kulmin duke shpifur ndaj nënkryetarit Sejdiu duke e cilësuar si udhëheqës të personave me maska. Po të mos ishte aq e ulët e qëllimkeqe do të ishte komike.”
“E kuptoj që për kryeministrin Prishtina është plagë e pashërueshme, por kjo nuk i arsyeton dështimet kolosale të kësaj qeverie dhe arrogancën ndaj kërkesave të qytetarëve. Deklarimet e tij gjasojnë me ato të para dy viteve kur thoshte se fiton me duar në xhepa dhe i mallkonte qytetarët me “Zoti ju Marroftë”.” Ka shkruar Ahmeti në Facebook, njofton Klan Kosova.
Më tej i pari i Prishtinës i është kundërpërgjigjur kritikave me anë të disa fotove të postuara nga protesta, duke shtuar se qytetarët janë ata që ua tregojnë vendin qytetarëve.
“Këto fotografi janë përgjigja më e mirë ndaj veprimeve të kësaj qeverie. Këta qytetarë nuk tolerojnë qeverisje të padrejtë, me korrupsion, e me arrogancen e duarve në xhepa. E as që e pranojnë mallkimin e Mustafes më.”
“Qytetarët janë ata që ja u tregojnë vendin politikanëve. Juve ja u treguan tashmë, së pari në dhjetor 2013 e tash edhe me 9 janar 2016. Pasiqë arroganca nuk po ju lejon të reflektoni, prapë po reflektojnë ata për juve,” ka përfunduar postimi i Ahmetit