Lajmet e fundit

Gola: Qeveria po e dëmton buxhetin më shumë se molotovi

Analisti dhe ligjëruesi në fakultetin filozofik, Ardian Gola ka reaguar lidhur me lajmin që protestat e dhunshme po e dëmtojnë buxhetin e vendit duke i krahasuar këto dëme me lajmin se ministrat po kërkojnë që edhe pas largimit të tyre të vazhdojnë të marrin pagën në 70% të shumës.

“Qe nje dem pakrahasimisht me i madh qe po i behet kesaj shoqnie se sa koktejt e molotovit drejtuar ndertesave dhe pronave qeveritare: një milion euro për pagesat e zyrtarëve publike pas mandatit. ”

Ai ka shkruar më tej se ky vendim vije nga frika e rrëzimit të Qeverisë dhe se ky vendim po merret për atë arsye me nxitim.
“Menyra se si Qeveria e ka marr kete vendim, pra pas rritjes prej 25 për qind të asistencës sociale, tregon perfiditetin e saj ndersa marrja me ngute e ketij vendimi nga frika e rrezimit te qeverise, tregon makuterine e saj.Ky model i qeverisjes tregon qe keto pushtete mendojne vetem per vete dhe i sherbejne vetem vetvetes.Boll ma!”- ka shkruar Ardian Gola në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published.