Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm ka bërë një analizë për Termocentralin e Propozuar “Kosova e Re”,
Raporti i cili do të publikohet në orën 11:00 është quajtur nga ky konsorcium “Një barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm”.
Kjo pasi siç tha koordinatori i Kosid, Visar Azemi, ai do të ndikojë direkt në xhepin e qytetarëve duke i detyruar ata që të paguajnë tarifat mujore të energjisë elektrike me çmim më të lartë.
Ndonëse marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është nënshkruar në mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë nga SHBA “Countour Global”, Azemi tha se ka ende mundësi që mos të realizohet ajo.
Gjithçka siç thotë ai varet nga Banka Botërore ndaj paralajmeroi se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë projekt deri në anulimin e tij.
Azemi theksoi për Klan Kosova si zgjidhje edhe mbylljen e Termocentralit Kosova A dhe rivitalizimin e Kosovës B.