Lajmet e fundit

Gecaj – Dardan Sejdiut: Ti dhe të tjerët në subjektin tuaj, jeni pa fije identiteti dhe vlere!

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i ka reaguar nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Dardan Sejdiut duke i’u refaruar si figuarë pa fije identitieti dhe vlerë morale, transmeton gazetablic.com

Gecaj po ashtu Sejdiun e quan edhe si pjesë e Brigadave të Kuqe, në një reagim në rrjetin social Facebook.

Më tutje shkrimi i ti i plotë:

Paska reaguar nënkryetari i strofullës së Brigadave të Kuqe (Brigate Rosse). Dardan Sejdiut i them se unë, Sokol Havolli, por edhe shumica e aktivistëve tjerë të partisë sonë, shkollën dhe ideologjinë vërtetë e kemi vazhdimësi të të ndjerëve Fehmi Agani, Xhemajl Mustafa, por edhe shumë e shumë personalitete tjera të lëvizjes sonë kombëtare, me të cilët mburremi dhe nga të cilët kemi mësuar shumë. Sa për veten time, i kam njohur personalisht të dy dhe kam pasur marrëdhënie tëjashtëzakonshme me ta si njerëzore ashtu dhe partiake. Çështje këtu është se shkollë e kujt jeni ju dhe çka përfaqësoni: ish të moderuarit FRYMA-gjinj të transformuar në revolucionarë majtist ÇAVEZ-ian, vetëm e vetëm për hir të ardhjes në pushtet, me mjetet e ilustruara në foton e bashkangjitur. Ne pra kemi referenca substanciale, figura madhore kombëtare, vlerat dhe rrugën e të cilëve e ndjekim me përkushtim. Ndërkaq, ti e ke gjetur veten në një subjekt anarkistësh, ku prezenca jote nuk paraqet problem, pasi që në të janë grumbulluar njerëz të sojit tënd, figura pa fije identiteti dhe vlerash morale, politike e atdhetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.