Lajmet e fundit

Gjermani, sulmohen disa emigrantë në Këln

Një grup i emigrantëve sirianë dhe pakistanezë janë sulmuar nga 20 persona të panjohur në qytetin gjerman të Këlnit.

Tensionet në qytetin Këln janë rritur pasi janë raportuar më shumë se 500 sulme ndaj grave në natën e Vitit të Ri.
Polica gjermane ka deklaruar se turma ka sulmuar gjashtë pakistanezë, dy prej të cilëve janë shtruar në spital, ndërsa pas pak momentesh një turmë e njerëzve kanë sulmuar një 39-vjeçar me kombësi siriane.
Dhuna e të dieles, në qendër të qytetit, jashtë stacionit kryesor hekurudhor ka shënuar një përshkallëzim të ri që nga sulmet që  kanë ndodhur gjatë festave të fundvitit.
Të shtunën, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë një tubim të lëvizjes ekstremit të djathtë Pegida në Këln, pasi protestuesit kishin hedhur fishekzjarre në drejtim të policisë.
Policia në Këln ka deklaruar se në prag të Vitit të Ri, janë paraqitur më shumë se 516 ankesa, ndërsa ka theksuar se 40% të ankesa kanë të bëjnë me sulme seksuale.
Sulmet seksuale në Këln kanë tronditur Gjermaninë  e cila vetëm në vitin e kaluar ka pranuar më shumë se 1.1 milionë refugjatë dhe emigrantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.