Lajmet e fundit

Sulmet në Paris, sulmuesi kryesor kishte vizituar Britaninë e Madhe

Xhihadisti belg i dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Paris, në vitin e kaluar kishte vizituar Britaninë  e Madhe.

Udhëtimi i xhihadistit Abdelhamid Abaaoud në Britani ka rritur presionin në ministrinë e brendshme, e cila po përpiqet që në mënyrë të vazhdueshme të kontrollojë kufijtë, shkruan thë Guardian.
Sipas ‘The Guardian’ fotot e disa monumenteve britanike janë gjetur në celularin e xhihadistit.
Abaaoud ka hyrë në Britani përmes një porti të trageteve në juglindje të Anglisë, por nuk ka ndonjë datë të saktë se kur është kryer vizita.
Në lidhje me rastin ‘The Guardian’ nuk citon asnjë burim nga ministria e brendshme pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të komentojnë.

‘The Guardian’ thotë se xhihadisti kishte takuar disa xhihadistë të tjetë në Londër dhe në në Birmingham në Angli qendrore.
Ai ka qenë subjekt i një urdhër arresti të lëshuar nga Belgjika. 28-vjeçari me origjinë marokene në të kaluarën është mburrur për shmangjen nga policia europiane, ndërsa ka përqeshur këta të fundit nga baza e ISIS-it në Siri.
Abaaoud në vitin 2014 është shfaqur në një video të ISIS-it duke tërhequr zvarrë me makinë një person.

Leave a Reply

Your email address will not be published.