Lajmet e fundit

Merr flakë një shtëpi në Prishtinë

“Një mashkull ka raportuar se nga zjarri i është djegur një pjesë e shtëpisë,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Më tej raportohet se zjarri është lokalizuar dhe pronarët e shtëpisë së bashku më një zyrtar policor  kanë marr tretman mjekësor.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale gjatë intervenimit lëndime trupore kanë pësuar pronari i shtëpisë bashkë me bashkëshorten dhe një zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor,” përfundon njoftimi. K.Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published.