Lajmet e fundit

Aktivisti i VV-së në Suedi, bën thirrje për djegien e RTK-së

Vlorian Molliqaj, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suedi, përmes një statusi është shprehur kundër Radiotelevizionit të Kosovës, duke e quajtur atë medium propagandues të pushtetit.

‘’A ka mbetë naj mollotov për RTK-në, këtë medium propagandues të pushtetit?’’, ka shkruar Vlorian Molliqaj, transmeton parrotlla.net. Molliqaj është mjaft aktiv me shkrimet e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që njëri prej statuseve të tij thotë se: ‘’ Përderisa ne merremi me Stupcat dhe humorin e tyre e jo me Qeverinë, kjo e fundit na hin stupc për çdo ditë. Alternativa është me i marrë stupcat e me ia msy Qeverisë!

Sipas Molliqajt, vetëm në muajin dhjetor, në diasporë ishin mbajtur 15 tubime, kundër marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

‘’Po ashtu kemi realizuar takime dhe kontakte të vazhdueshme me politikanë dhe persona të tjerë publik si gazetarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme të shteteve ku jetojmë, në mënyrë që t’i njoftojmë rreth gjendjes aktuale politike në Kosovë. Shumë prej tyre janë shprehur të befasuar me përndjekjet që Qeveria e Kosovës i ka bërë dhe po i bënë opozitës, e posaçërisht me arrestimin e deputetëve dhe demolimin e zyrave të subjektit më të madh opozitar.’’, thuhet nga Vlorian Molliqaj.

Gjatë protestës së 9 janarit të opozitës në Prishtinë, si pasojë e hedhjes së koktej molotovit, kishte marrë flakë edhe ndërtesa e qeverisë, ndërkohë që ai ishte shpërndarë edhe nëpër rrugët e kryeqytetit.

Dy gazetare të portalit parrotlla.net, gjatë fjalimit të liderëve opozitarë në protestë, e kishin dëgjuar deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupin duke i thënë një personi tjetër, se ‘’a kanë filluar të hedhin koktej molotovin, gjë që dëshmon se hedhja e tij nuk ishte e rastësishme, siç pretendonin opozitarët.largea_201601102114168576201452512241

Leave a Reply

Your email address will not be published.