Konvoji i shumë pritur me ndihma në qytetin Madaya, është vendosur jashtë qytetit të rrethuar sirian.
Pas një bllokade të qeverisë, banorët në Madaya janë bllokuar në qytet për gjashtë muaj dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga muaji tetor, përderisa raportohet se disa nga banorët kanë vdekur urie.
Dërgesat me barna dhe me ushqime bazike do të dërgohen brenda kësaj jave. Ndihma do të dërgohen edhe në dy fshatra të rrethuar nga forcat rebele në provincën veriore të Idlib.
Ndërkaq, raportohet se situatë e tmerrshme mbretëron në Foah dhe Kefraya, pasi rreth 30 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar.
Madaya, e cila është rreth 25 km (15 milje) në veri-perëndim të Damaskut dhe 11km nga kufiri me Libanin, është rrethuar nga focat qeveritare në fillim të muajit korrik, por përveq qeverisë, qyteti është rrethuar edhe nga alëatët e qeverisë, nga lëvizja islamike e Hezbollahut.
Mjekët pa Kufijë e kanë përshkruar situatën si ‘mjaft të tmerrshme.