Sociologu Fadil Maloku ka reaguar ndaj mos zbardhjes së veprimtarit të çyshtjes kombëtare, Enver Maloku. Ai në një shënim në Facebook ka kërkuar nga kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni që të merren me zbardhjen e kësaj vrasjeje.
Reagimi i plotë:
APEL PUBLIK: ISA MUSTAFES DHE SKENDER HYSENIT!
1.Zbardhne sa më shpejt vrasjen e Enver Malokut dhe patriotëve tjere..
2.Do te ishte TURP i madhe për LDK-n, nëse s’zbulohen atentatorët e paraluftës, kur kihet parasysh që JU DY, i kini TANI kompetencat e plota ta bëni këtë!
3.Ndryshe, të gjitha insistimet Tueja të mëhershme(sa ishit në opozitë!) për këtë çështje… do të mirren si: jo vetëm fyerje ndaj viktimave, por, edhe si: rrena, mashtrime dhe (madje:edhe hipokrizi!) farsë që Ju shërbyen për t’i “konvertuar” emrat e Tyre në vota…!
BËJENI KËTË DHE PASTRONE NDËRGJEGJEN TUAJ!