Lajmet e fundit

Reagim ndaj lajmit të Milaim Zekës: ”Aktivisti i VV-së në Suedi, bën thirrje për djegien e RTK-së?!”

Në panik PDK-ja, në panik RTK-ja!
Pas protestës madhështore të së shtunës të organizuar nga opozita e bashkuar në Kosovë, po shikoja lajmet në televizionin publik të Kosovës RTK. Shkuan më shumë se 15 minuta që kur filloi edicioni i lajmeve, dhe RTK ende nuk raportonte për organizimin madhështor të protestës, arsyet e saj dhe fjalimet që u mbajtën në protestë ashtu siç nuk paraqiste asnjë imazh të pjesëmarrësve në protestë. Në vend të kësaj, RTK kishte përgatitur reportazhe të gjata mbi përballjen që ndodhi pas përfundimit të protestës në mes të disa protestuesve dhe policisë. Pastaj, radha i erdhi reportazhit mbi reagimet e ambasadave e pushtetarëve, e tek në fund, pas më shumë se 15 minutave, RTK raportoi për protestën. RTK-ja paguhet nga qytetarët e Kosovës, rreth 100 000 të tillë ishin pjesëmarrës në protestë, por ja që kjo zgjodhi të mos iu shërbej atyre por pushtetit.
I mllefosur nga ky raportim kaq i njëanshëm, me sarkazëm shkruajta në facebook, ”A ka mbetë naj mollotov për RTK-në, këtë medium propagandues të pushtetit?”.
Menjëherë pas kësaj, portali ”Pa rrotlla” i Milaim Zekajt bëri një lajm ku thoshte që unë po kërkoj djegjen e RTK-së (http://www.parrotlla.net/2016/01/10…). Me shumë nguti, ky lajm u publikua edhe tek faqja zyrtare e RTK-së, rtklive.com dhe në disa portale të tjera.
Milaim Zeka që është prodhuesi i këtij lajmi, nuk po mundet ta fshehë frikën që e ka ndaj fitores së popullit, rrjedhimisht opozitës. Milaimi e din që me ndrrimin e pushteteve, përveq që atij do t’i ndërprehen keqpërdorimet dhe përfitimet në RTK, do të fillojnë edhe hetimet për rastet e njëjta. Milaim Zeka përfiton mijëra euro nga RTK-ja përmes transmetimit të emisonit të tij ”Pa rrotlla”, hapësirë transmetuese të cilën e mori për shkak të afërsisë me drejtuesit e SHIK-ut, rrjedhimisht udhëheqësit e RTK-së.
Milaimi e ka edhe një problem që nuk po mund ta fshehë. Si ish banorë i Suedisë, ai ka kontakte me shqiptarë këtu. Sigurisht që përmes shokut të tij në Suedi, Xhabir Zharkut, ka dëgjuar për organizimet tona në Suedi, dhe rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtu, dhe kjo po e mundon shumë. Ky shqetësim i tij vërehet pikërisht në titullin që ai ia vendosi lajmit për mua.
Milaim Zeka është një patriarkal i skajshëm, një arrogant i pafytyrë, i cili koleget gazetare i kishte quajtur lopë, dhe asnjëherë nuk kishte kërkuar falje për këtë veprim kaq të ulët.
Në RTK punojnë dy kunatat e Hashim Thaçit, motra e Kamishit, gruaja e Shaip Mujës, vëllau i gruas së Bekim Çollakut, motra e Vlora Çitakut, vajza e Xhavahire Izmakut, mbesa e Azem Sylës, miku i Abelard Tahirit (shefi i kabinetit të Thaçit), kryehajni Mentor Shala, militant i PDK-së dhe SHIK-ut, i cili së bashku me gruan e tij e kanë shkatërruar RTK-në duke i mundësuar punësimet e lartpërmendura dhe duke i japur tendera vetvetës. Këto e shumë e shumë raste të tjera skandaloze në RTK, na tregojnë që ky medium duhet të çlirohet sa më shpejtë.
Pra, RTK-në janë duke e djegur pushtetarët me vartësit e tyre të llojit të Milaim Zekës, Mentor Shalës e Altin Ahmetit, e jo një status sarkastik i imi. Ne nuk do ta kallim RTK-në me molotov! Ne do ta ”kallim” RTK-në duke e depolitizuar atë, duke i larguar nga puna të gjithë familjarët e pushtetarëve dhe duke i hetuar të gjitha rastet e dyshuara për korrupsion. Ne do t’ia kthejmë RTK-në taksapaguesve të saj, popullit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.