Ka ndërruar jetë bashkëshortja e bukëpjekësit Xhevat Koburja, e cila u dhunua në banesën e saj nga disa persona ende të paidentifikuar, me qëllim grabitjen.
Familja Koburja është e njohur në Elbasan për prodhimin e bukëve dhe ëmbëlsirave. Pre e dhunës mbeti edhe bukëpjekësi punëtor, Xhevat Koburja.
Ngjarja ndodhi më datë 03.01.2016, në orët e para të mëngjesit, në banesën dykatëshe të shtetasit Xhevat Koburja, 80 vjeç. Dy persona të paidentifikuar hynë në banesë dhe goditën me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Zaje Koburja 66 vjeç, e cila u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik, Elbasan, në gjendje të rëndë për jetën.
Personat e maskuar, dyshohet të kenë vjedhur rreth 140.000 lekë në banesën e dy të moshuarve./Shekulli/