Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, të hënën ka thënë se përdhosja e Katedrales Ortodokse në Prishtinë, dëshmon se Serbia e kishte me të drejtë kur e kundërshtoi fuqishëm pranimin e Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.
Shqiptarët jo vetëm që s’janë të aftë që ta mbrojnë trashëgiminë kulturore e fetare të Serbisë, mirëpo ata edhe po e shkatërrojnë atë sistematikisht.
“Këto akte vandale jo vetëm që bien ndesh me parimet e UNESCO-s, mirëpo meritojnë edhe dënim të madh nga të gjithë akterët ndërkombëtarë”, ka thënë ministri, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.