Lajmet e fundit

Ngacmim seksual në Agjencionin e Murat Mehës

Në Agjencionin Kadastral të Kosovës (AKK), institucion ky që udhëhiqet nga kryeshefi, Murat Meha, njëherësh udhëheqës i Demarkacionit me Malin e Zi, këto ditë ka ndodhur një rast i ngacmimit seksual

Burime të sigurta të Gazetës Fjala, brenda AKK-së bëjnë me dije se një punonjës i këtij institucioni me iniciale A.A, ka ngacmuar seksualisht punonjësen V.Y, emra të njohur për redaksinë e Gazetës Fjala.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryeshefi i këtij agjencioni, Murat Meha.

‘Rasti është duke u trajtuar Brenda Agjencionit Kadastral të Kosovës, komisonet janë duke punuar lidhur me këtë rast”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Gazeta merr vesh që zyrtarët e përfshirë në këtë qështje për disa ditë nuk kanë dalë në punë derisa është premtuar se do të merren masa ndaj ngacmuesit.

Madje familjarë të zyrtares së ngacmuar seksualisht kanë kërkuar përgjegjësi direkt nga kryeshefi Meha, dhe ndërkohë që bëhet e ditur që A.A dhe V.Y tashmë janë duke vazhduar punën e tyre./Gazeta Fjala

Leave a Reply

Your email address will not be published.