Ndërmarrje Publike Banesore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka thënë se gjatë ditës është penguar nga tre persona si: Driton Rukiqi politolog, Arsim Gollaku ekonomist dhe Lumnije Rama albanologe.
Sipas kësaj ndërmarrje të tre personat janë lajmëruar në Ndërmarrjen Publike Banesore si “Anëtarë të Përkohshëm të Bordit të Drejtorëve”, të emëruar nga dy anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr, 03/L-087.
“Vendimi për emërimin e të lartcekurve si anëtarë të përkohshëm të Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore është në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike si dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, i njëjti nuk përmban vulën zyrtare të Komunës së Prishtinës, aksionares së vetme të 100% të aksioneve në Ndërmarrjen Publike Banesore”.
Më tej në komunikatë thuhet se: “Ligji i ndërmarrjeve Publike nuk njeh termin “Anëtarë të Përkohshëm të Bordit”, por as Ndërmarrja Publike Banesore nuk ka shpallur konkurs për zgjedhje të Bordit të Drejtorëve, sepse ndërmarrja e ka Bordin e emëruar dhe është funksional.”
Ndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka emëruar nga dy aksionarë që janë nga LDK dhe PDK por që aksionari i tretë që kryetari ende nuk ka emëruar aksionarit e tretë i cili caktohet me ligjin për ndërmarrjet publike.
Ahmeti disa herë ka thënë se nuk do të lejojë që ndërmarrjet komunale të menaxhohen si më parë. Për më tepër aksionarët nëpër ndërmarrje kanë qenë kryesore në rangimin e PDK-së krahas LDK-së pasi që Vetëvendosje dhe PDK nuk ishin marrë vesh për ngrohtoren ‘Termokos”.Set featured image