Në vazhdën e ciklit të prezantimeve me fakte të sfera jetike për ekonominë e vendit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ka paraqitur arsyet e zhvillimit që nga tregtia e deri tek prodhimi në Kosovën e pasluftës.
Kelmendi ka dhënë edhe shembujt se si duhet sjellur ndaj këtyre sferave në një shtet të ri.
Në kuadër të prezantimit të tij, Kelmendi ka tërhequr edhe vërejtjen e trajtimit të kuadrove të rinisë nga ana e shtetit, meqë me këtë pozitë çfarë rinia e ka dhe në mungesë të mbështetjes që shteti bën për bizneset, të cilat do kishin mundësi zhvillimi për vende pune për rininë, atëherë me liberalizimin e vizave për Kosovën, vendi do të zbrazej së paku për 200 mijë banorë.
Sipas tij ky shembull do të sillte telashe edhe për buxhetin e shtetit.
Më poshtë e sjellim shkrimin e plotë të Kelmendit:
Pse importi është më i lartë se eksporti ? Cilët faktorë janë ndikues?
Secila veprimtari ekonomike që krijon vende pune, tatime dhe dividentë si dhe funksionon me legjislacion është e dobishme për Republikën e Kosovës, meqë edhe sistemi arsimor është në funksion të këtyre veprimtarive.
Përse tregtia eshte më avansuar në Kosovë? Në të gjitha shtetet e botës tregtia luan rolin lidhës ndërmjet prodhuesve të prodhimeve ushqimore, këpucëve, tekstilit, xeheroreve, termocentraleve, hidrocentraleve, kompjuterëve, teknikës së bardhë, teknikës së zezë, automobilëve, kamionëve, autobusëve, mjeteve të punës, veglave të punës, industrisë së drurit, industrisë së hekurit, industrisë së xhamit, industrisë e turizmit detar, turizmit malorë, turizmit shëndetësor dhe shumë e shumë industrive të tjera. Pra, tregtia mbulon kërkesat e konsumatorit që janë në vazhdimësi dhe atë duke i mbuluar me importe dhe me prodhime vendore. Sa më e lartë të jetë prodhimtaria vendore aq më i vogël do të jetë importi. Pra, nga kjo del se tregtia është produkt ligjor dhe koncept i orjintimit tonë politik e ekonomik. Shembull: Nuk ka vend në botë që kërkesat e veta mund t’i plotësojë nga prodhimtaria e vet, përpos Kubës dhe Koresë, që kërkesat e veta i mbulojnë nga vetja, por edhe ato të mbështetura nga Rusia.
Industria e tregtisë në shtetet e pasluftës avanson e para dhe për një periudhë të gjatë vazhdon të mbetet avangardë e qarkullimit me këto prodhime, ndërsa vazhdon të transferojë qarkullimin pasi të zhvillohet prodhimtaria adekuate tek to. Shtrohet pyetja: Kur Kosova do të prodhoi makina, pra do të importojë gjithnjë edhe nëse ka prodhimtari të makinave në Kosovë, pra prodhimtaria dhe laramania e produkteve në treg e bëjnë tregun e lirë?
Pse prodhimtaria apo prodhimtaria përpunuese ngec? Sepse legjislacioni është pengues, sepse i diskriminon në raport me prodhuesit e shumtë nga shtetet e botës dhe rajonit, apo dëshirojnë të lënë të mendoht se nuk kemi afaristë të aftë? Unë mendoj se kemi njerëz të aftë dhe që mund të ballafaqohen me konkurrencën, andaj gjithnjë po e cek se pa legjislacion të analizuar mirë për të gjitha llojet e prodhimtarive (jo vetëm të miqve politikë) është vështrirë të ndryshoi fotografia ekonomike e Kosovës. Prandaj, trajtimi me kujdes i çdo veprimtarie ekonomike dhe kërkesave të tyre do sjellë zgjedhjen për të gjithë. Si mund një afaristë të luftojë konkurrencën kur kjo konkurrencë ka pasur gjithnjë kamatën nga bankat qendrore 0.3%, në raportë siç është tek ne me 8%. Pastaj shumë shtete kanë financë eksportin, shtrirjen në tregje të ndryshme me lehtësira fiskale dhe shumë benifite të tjera dhe edhe në këtë rastë tregtia në Kosovë është avangardë në raport me shtetet e rajonit dhe botës Kështu duhet të jetë edhe prodhimtaria me legjislacion adekuat.
Sa herë frikësohemi se buxheti po rrezikohet nga lehtësirat fiskale, rezultati është i barabartë me ngritje ekonomike zero, sepse gjithnjë kërkesat sociale dhe të punësuarve publikë po shtohen, ndërsa ekonomia private po shtrydhet. Nga kjo del konstatimi se ne duhet të kthehemi njëherë siç kanë vepruar shtetet në tranzicion, sepse pa ekonomi të zhvilluar ka vetëm rritje taksash dhe mirëqenie të dobët ekonomike, sociale mos të flasim për punësim.
Është moment i fundit t’i kthehemi me vëmendje të plotë dhe me punë të zgjatur të të gjithë resorëve ekonomikë që të ndërrojmë qasjen ndaj njerëzve të biznesit, sepse vetëm biznesi privat është e ardhmja ekonomike e Kosovës. Në momentin e liberalizimit të vizave, Kosova do të zbrazet më së paku edhe për 200 mijë të tjerë, të aftë profesional dhe të shëndetshëm. Sa do të jetë buxheti i konsumit i qëndrueshëm pa këta të rinj? I mjerë për ata qe mbesin dhe i zvogëluar si për nga vlera ashtu edhe kualiteti. Çdo gjë që nuk rritet zvogëlohet.