Lajmet e fundit

Ja realisht çfarë dinte Policia për protestën e 9 janarit!

Sulmet me kokteje molotovi ndaj qeverisë ishin diçka që policia i priste, të shtunën e 9 janarit
Një gjë të tillë forcat e rendit e kishin paraparë edhe në urdhrin operativ për protestat e opozitës, të mbajtura këtë ditë.
Në këtë plan, të cilin e ka siguruar Klan Kosova, pos tjerash, thuhet se:

Inteligjenca, hetimet duhet të sigurojnë informacione lidhur me parapërgatitjet eventuale të protestuesve për veprime të dhunshme dhe kundërligjore si: furnizimi me derivate (për përgatitje të koktejeve të molotovit), pastaj furnizimi me mjete të forta si gurë, kubëza etj. Në ditën e protestës angazhohen njësitë e lartpërmendura në fotografim të individëve dhe grupeve të ndryshme që në mënyrë të organizuar lëvizin drejt Prishtinës nga rajonet e tyre”.

Mbase duke paraparë hedhjen e koktejit të molotovit, policia e kishte vlerësuar protestën e 9 janarit si aktivitet me rrezikshmëri të nivelit “të – mesëm – të -lartë“.

Për këtë arsye i është bërë thirrje personelit të ketë bashkëpunim më të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Eulexin e KFOR-in.

Një gjë interesante në urdhrin operativ është edhe fakti se këtu, hartuesit e tij, si njërin nga tri variantet e mundshme të zhvillimit të ngjarjeve, kishin paraparë kundërshtime jo vetëm të atyre që janë kundër dy marrëveshjeve.

“Varianti i dytë: Parasheh situatën kur mund të nxiten pakënaqësi të ndryshme tek ata që kundërshtojnë marrëveshjet apo edhe nga ata që i dëshirojnë, të cilët mund të organizojnë protesta–demonstrata me anë të të cilave, pakënaqësinë mund ta shprehin në forma të ndryshme që mund të llogaritet në organizime dhe ardhje masive të qytetarëve nga vendbanimet e tyre në drejtim dhe koncentrim te institucionet qendrore ku mund të ketë protesta që do eskalojnë, nga ato të qeta në ato të dhunshme”.

Ky urdhër operativ, që përfundoi së hartuari më 6 janar, u vu në “gatishmëri vepruese” dy ditë më vonë. Në të kishte detyra për të gjitha stacionet policore në vend.

“Të caktojë zyrtarë policorë në bashkëpunim me DRP-në të operojnë në rroba civile, dhe të marrin informata të cilat mund të kenë ndikim në prishjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe të njëjtat ti përcjellim sipas hierarkisë, të angazhohen në incizim-faktim të veprimeve të veprimeve në teren pajisje të avancuara si kamera etj”.
Plani në fjalë parashihte edhe kontroll më të madh në kufijtë e shtetit, e po ashtu edhe siguri të shtuar në objektet e rëndësisë së veçantë, vendore e ndërkombëtare.

http://www.dailymotion.com/video/x3lvmia_policia-per-9-janar_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.