Lajmet e fundit

Merkel thotë se Europa është ‘prekur’ nga kriza e refugjatëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se Europa është ‘prekur’ nga kriza e refugjatëve, për shkak se ajo situata kishte dalë jashtë kontrollit.

“Tani, papritur po përballemi me sfidën e refugjatëve që vijnë në Europë dhe siç e shohim, ne jemi të pambrojtur, sepse ne ende nuk e rendin dhe kontrollin që do të dëshironim ta kemi,” tha Merkel në një ngjarje biznesi në Mainz, pranë Frankfurtit, transmeton Gazeta Blic.
Ajo gjithashtu ka theksuar se euro është e lidhur direkt me lëvizjen e lirë në Europë, ndërsa ka shtuar se ‘askush nuk duhet të veprojë sikur mund të kemi një monedhë të përbashkët, pa qenë në gjendje të kalojë kufijtë lirshëm.’

Merkel ka shtuar se Gjermania, me fuqinë ekonomike më të madhe në Bashkimin Europian duhet të luftojë për të mbrojtur lirinë e lëvizjes.
Bashkimi Europian është duke u përballur më fluksin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e refugjatëve dhe emigrantëve të lagruar nga Lindja e Mesme, kanë zbarkuar fillimisht në Greqi dhe Itali dhe më pas kanë vazhduar drejt vendeve të pasura të BE-së, transmeton Gazeta Blic.
Gjermania ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve, vetëm në vitin e kaluar ka pranuar më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë.

Ndërkaq, disa vende të BE-së kanë rivendosur kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.