Lajmet e fundit

Sherifi: Isa e Hashimi me qendrime të njëjta, dhe argumente si komiteti krahinor në protestat e ’81

I ftuemi i pare ne emisionin Rrokum Roll ishte Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.

“Mbasi dolën 70-80 mijë persona ne proteste, e ne vend se ta lexojne qysh duhet protesten, keta filluen me luejt lojen e numrave”, tha Sherifi për protesten e 9 Kallnorit, tue shtue se Baki Kelani ishte i detyruem me thane ate shifer te protestuesve.

“Qeveria, e ka pranue vec 10% e protestes, njajte si tenderat”, tha Sherifi.

Tue diskutue per marreveshjen e AKS’s, Sherifi tha se ma heret kane qene dy te verteta, njana per ata qe i kane besue Qeverise te cilet thonin se nuk e kane shkele Kushtetuten, e tjetra ata qe i kane besue opozites, por simbas Sherifit mbas vendimit te Kushtetueses asht veç nji e vertete.

 

Ai shtoi se kjo marrëveshje asht dashte me u anulue nga Kushtetuesja, e mos me ja lane ne dore popullit.

“Ketu asht tue u keqkuptue durimi i popullit”, tha Sherifi.

Tue e vleresue Qeverine, Sherifi tha se deri më 9 Kallnor legjitimiteti i Qeverise ishte 0, e mbas saj ka fillue me hy ne minus.

“9 Kallnori ka qene veç nji sinjal per Qeverine, per me i tregue se tash e mbas kane te bajne jo veç me opozitën por përtej saj”, shtoi ai.

Gjatë bisedes, tue diskutue per protestat e paralajmerueme t’opozites, Sherifi tha se nuk ka date te sakte per protesten e radhes, por theksoi se protesta e ardhshme asht mbrenda javësh.

“I vetmi komunikim i opozites me poziten asht komunikimi publik”, tha Sherifi.

“Ata nuk u moren me kerkesat e 70-80 mije persona a ma shume, por u moren me veprimet e tyne”, tha Sherifi tue shtue se nuk i arsyeton veprimet e së Shtunës, por theksoi se ka pa mllef te madh ne syte e pjesemarresve. Nuk kane faj ata, kane faj Qeveria,-vazhoi ai.

“Ty qe i sheh qe jane me mija njerez, dhe e detyron drejtorin e policise me thane se kane qene veç 8 mije, ty me te besu?”, pyeti Sherifi.

“Jane tue gabue, i ka verbue pushteti”, tha ai tue shtue se ndoshta edhe i kane edhe keshilltaret jo te mire mbasi po i informojne gabim.

E per Sherifin, nuk asht ma asgja me u besue, se qysh tha ai “kur te mashtrojne per dicka qe shihet qysh ishte protesta, qysh me i besue atyne kur nenshkruejne dicka mbas dere”.

“Pranojeni kerkesen e popullit per doreheqje, ata kane me iu rrxue me apo pa pranine e opozites”, ishte thirrja e Sherifit për Qeverine.

https://www.youtube.com/watch?v=I6xYjDjm4lU

Leave a Reply

Your email address will not be published.