Lajmet e fundit

Hashim Thaçi: Unë do të jem President, do ta respektoj marrëveshjen

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është i ftuari i Baton Haxhiut në emisionin Zona B.

Thaçi ka thënë se do ta respektoj në tërësi marrëveshjen në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo marrëveshje parasheh që me afatin ligjor të përcaktuar me Kushtetutë të zgjidhet presidenti i ri, dhe sipas marrëveshjes politike, unë do të jem president”.

“Ende nuk është përcaktuar data se kur do të bëhet votimi, mirëpo më së largu në përfundim të marsit do të bëhet votimi për president”.

Thaçi tha se më tej se ai do t’i kryej të gjitha obligimet e tij politike deri në momentin që do të zyrtarizohet si kandidat për president.

“Këtë e kërkon edhe kushtetuta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.