Lajmet e fundit

Thaçi tërësisht i zhveshur synon Presidencën

grafik thaqiHiç më pak se pretendenti për postin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është ai që është shfaqur në këtë grafit.
Tërësisht i zhveshur, Hashim Thaçit i është bërë poshtë edhe një gjarpër, nofka me të cilën ai është njohur gjatë luftës në Kosovë. Aty është shkruar një porosi për presidenten Jahjaga, të cilës i kërkon që t’ia lirojë postin. Një porosi është dhënë edhe për zëvendësin e tij, Petrit Selimi.
Grafisti ka treguar edhe për porosinë e këtij grafiti.
“Është bërë shumë bujë me seksizmin për presidenten. Prandaj e kam bërë të zhveshur tërësisht për të pyetur se a është seksizëm edhe Thaçi i zhveshur”, ka thënë grafisti, për gazetarin e portalit Koha.net, i cili ka qëndruar afër kur artisti ka bërë këtë grafit. Ky grafit i ri është bërë mbrëm në qytetin e Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.