Lajmet e fundit

Dallaveret e një ish- deputeti të LDK-së

hashim deshishkuNjë ish-deputet i LDK-së ka blerë dhe më pas është tërhequr nga privatizimi i zyrave të PDK-së. Këto të fundit para disa viteve janë privatizuar për më pak se 400 mijë euro nga kunati i Sokol Bashotës. AAK-ja vazhdon të qëndrojë në objekt të uzurpuar…
Pas “zaptimit” disavjeçar, partia më e madhe parlamentare në Kosovë (Partia Demokratike e Kosovës) tashmë e ka blerë objektin që e shfrytëzoi për rreth dy dekada.
Pavarësisht konfirmimit për pagesën e qindra mijëra eurove për blerjen e zyrave që gjenden mbi lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, në Sheshin “Nënë Tereza”, shitja e këtij objekti ka ngritur shumë pikëpyetje.
Pjesa e objektit ku janë zyrat e PDK-së kanë qenë pronë e ndërmarrjes shoqërore “Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyrat”. Zyrat e PDK-së fillimisht i bleu nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ish-deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, për 555 mijë euro.
Mirëpo, biznesmeni Deshishku çuditërisht pasi shpallet fitues, tërhiqet nga gara, përderisa ndërmarrja shitet më vonë, por me një çmim më të lirë përreth 200 mijë euro. /Zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.