Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së , ka lëshuar një deklaratë në lidhje me sulmin. Ai ka theksuar se BE qëndron përkrah Turqisë në luftën kundër terrorizmit.
Ja cfarë shkruan Komisioneri Hahn.
“Turqia ka qenë prap në shënjestër këtë herë në sheshin Sultanahmet në zonën turistike të Stambollit.
BE-ja shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave të vrarë në sulmin me bombë sot dhe uron shërim të shpejtë të të lënduarve.
BE-ja dhe Turqia qëndrojmë të bashkuar kundër të gjitha formave të terrorizmit. Lufta kundër terrorizmit është njohur si një prioritet në Samitin e BE-Turqi më 29 nëntor 2015 dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet tona në këtë drejtim, në respekt të plotë të detyrimeve tona në bazë të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të drejtës humanitare”, ka thënë Johannes Hahn, raporton The Telegraph.