Lajmet e fundit

Në fshatrat e Lipjanit dëmtohen kulmet e shtëpive

Pas reshjeve të disa ditëve më parë që shkaktuan vërshime dhe dëme të konsiderueshme në komunën e Lipjanit dëmet dhe problemet janë shtuar edhe si pasojë e erës së fortë që kanë mbretëruar gjatë tërë natës që shkoi.

Në këtë qytet dhe fshatrat përreth, era e fortë ka bërë që të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërprerje të ujit të pijshëm si dhe dëmtim të pronës private të disa qytetarëve.

Drejtori i Emergjencave në këtë komunë, Remzi Mehmeti tregoi se era e fortë dëmet më të mëdha i ka shkaktuar në dy fshatra.

“Si pasojë e erërave të forta ka pas rënie të pullazeve, kryesisht në fshatin Poturovc dhe Magure. Ka pas edhe rrëzim të disa drunjve që janë të stërvjetëruar dhe kanë rënë në rrjetin elektrik dhe kanë shkaktuar telashe bukur të mëdha”, tha Mehmeti për KosovaPress.

Sipas tij, në teren kanë dalë tri ekipe për të parë gjendjen nga afër dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.