Ne kemi dhënë si opsion për zgjidhje pra dorëheqjen, llogaridhënjën nga Qeveria Mustafa, duke i thënë “Shko” në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës, thotë Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për Botapress.
Gjendja në Kosovë nuk është e mirë si rezultat i Qeverisë dhe i vendimeve të gabuara, veçanërisht i dy vendimëve të fundit e që janë të rrezikshme, të Qeverisë Mustafa, e atij për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe “Zajednicës”, që është në konflikt me kushtetutën e vendit dhe të qëllimit të Demarkacionit ose vijës kufitare me Malin e Zi, Pra është një gjendje e rënduar, Ne kemi dhënë si opsion për zgjidhje pra dorëheqjen, llogaridhënjën nga Qeveria Mustafa, duke i thënë “Shko” në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës, që të ndodhë zhvillimi ekonomik, që të ndalet korrupsioni, që Kosova të ketë ushtrinë e vet , pra që të kemi një një shtet normal.
Kështu shprehet Ramush Haradinaj, lider i AAK-së në një intervistë ekskluzive për Bota press.
Haradinaj shton se ai e merr përgjegjësine, prandaj përgjegjësia jonë është kundërshtimi i qeverisë së tillë.
Për dhunën e 9 janarit, përgjegjësinë e kanë organet e rendit
Botapress: Z. Haradinaj: Proteta e 9 janarit nisi mbarë por përfundoi me zjarr e molotov? A mendoni se eskalimi i dhunë e ka dëmtuar sado pak madhështinë e kësaj proteste?
R.Haradinaj: Duke e ditë në çfarë gjendje është Kosova, pra fakti që kanë ardhë protestues në atë numër të madhe , pra fakti që kanë ardhë aq shumë njerëz në qytet më kanë bërë me besu se Kosova veç e ka marrë vendimin, pra për me ndryshu për të mire gjendjen në vend. Ne i falenderojmë gjithë ata që kanë ardhë sepse ka qenë dita e tyre.
Për elemente tjera të prishjes së rendit të qetësisë dhe ligjit janë organet e drejtësisë ato që merrën me këtë, e kanë fjalën e vet.
Botapress: Tashmë janë krijuar dy blloqe të forta tepër kundërshtare mes pozitës dhe opozitës? Si e shihni ju daljen nga kjo krizë?
Haradinaj: Për ne ka qenë opsion tejkalimi i gjendjes me reflektim të qeverisë pra me anulu marrëveshjen. Por , meqenëse ka mungu ky reflektim, ka ardhë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe prapë mungon reflektimi i Qeverisë. Prandaj ne kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie pra si opsion te vetëm të daljes nga kriza.
Botapress: Jeni i njohur deri vonë si lider racional dhe institucional. Tash si pjesë e opozitës jeni rreshtuar me Vetëvendosjen si lëvizje ekstreme me veprime edhe të rrugës. A mendoni se po e rrezikoni kështu traditën tuaj e të AAK-së si parti politike institucionale?
R.Haradinaj: Unë jam i njohur si luftëtar kur u rreziku vendi im dhe që kam marrë pjesë në projektin e lirisë, liri e cila rrezikohet me marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe me verzionin e tashëm, e që rrezikohet Kushtetuta, që rrezikohet territory I vendit.
Ndjehem mirë në pozicionin opozitarit së bashku me partner të tjerë, dhe më vjen mirë që kemi mundur të gjejmë gjuhë të përbashkët , edhe pse jemi të ndryshëm, ose ndryshojmë në programe politike sepse ne jemi subjekt politik i djathë, por prap kemi gjëtë gjuhë të përbashkët me i kundershtu këto veprime të rrezikshme të qeverisë Mustafa. Pra është një rol opozitar që e bëj me vullnet.
Pushtatarët po shpifin të miqtë ndërkombëtarë se gjoja opozita është e rrezikshme
Botapress: Ka reagime të mëdha nga faktori ndërkombëtarë, nga ambasadorët e vendeve mike si SHBA Anglia etj në adresë të opozitës. Edhe ju kishit një deklaratë jo të mirë për Ambasadën Amerikane. A mendoni se kosovarët janë të gatshëm të drejtojnë vendin pa ndihmën e miqve ndërkobmëtare në radhë të parë pa SHBA-të, Anglinë e Gjermaninë?
R.Haradinaj: Unë nuk kam pas deklarata jo të mira për Ambasadën amerikane, çdo herë i kam deklarimet shumë të mira për ta e me respektin më të madh, deklarimet e mia janë shumë të qarta. Kuptohet se pushtetarët janë në panikë dhe po munohen me shpif te miqtë besa edhe te armiqtë, duke i thënë se opozita është e rrezikshme për Kosovën.
Por Kosova është e rrezikuar prej shkallës së lartë te korrupsionit dhe shkallës së kriminalitetit që këta qeveritarë e kanë pru vendin në këtë derexhe, Do të thotë edhe PDK edhe LDK së bashku, është e rrezikume prej një qeverie që mendon vetëm për vete dhe jo për vendin, merr vendime të rrezikshme si rasti i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe Demarkacioni.
Detyra ime që në funskion të asaj që është ndërtu në Kosovë nga miqtë tanë dhe nga ne. Ne po vazhdojmë me e ndërtu Kosovën, pikërisht në frymën që kemi ra dakord me miqtë tanë në radhë të parë ata amerikanë.
Ka edhe njerëz të LDK-së që nuk janë të kënaqur me “Zajednicën!”
Botapress: Me LDK-në e keni nisur një bashkëpunim të mirë para shumë vitesh por tash keni krijuar një armiqësi me këtë parti. Keni inate personale ndal Isa Mustafës apo vërejtje ndaj pozicionit politik të LDK-së?
R.Haradinaj: Çdo vendim ose veprim politik i cilitdo subjekt kur është i mirë për vendin tim detyrimisht unë e respektoj, por kur është i keq detyrimisht e kundërshtojmë, Ne kundërshtojmë vendimet e kryetarit të LDK-së, që është kryetar i qeverisë në shkuarje, e që janë të rrezikshme për vendin.
Pra kjo është diçka tepër e drejtë dhe e ndershme, por jo vetëm unë dhe Aleanca, por mendoj se edhe njerëz të LDK-së nuk janë dakord me Zajednicën, dhe ata kanë kontribu për lirinë e vendit, por nuk janë të kënaqur që pas shumë vitesh me iu kthy Zajednica në Kosovë.
Botapress: Në një rrethanë të ardhshme eventuale të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, më cilën parti do të bënit koalicion më me dëshirë, me PDK-në apo me LDK-në?
R.Haradinaj: Me Aleancen për ardhmerinë e Kosovës( AAK )
Zgjedhjet e parakohshme janë në kalendar!
Botapress: A mendoni se së shpejti do të kemi zgjedhje të parakohshme?
R.Haradinaj: Po zgjedhjet veç janë në kalendarë.
Botapress: A do të pranoni rezultatin e zgjedhjeve nëse dy partitë mazhoritare përsëri dalin të parat?
R.Haradinaj: Zgjedhjet janë në kalendar, qytetari do të thotë verdiktin e vet, e që do të thotë se nuk kemi drejtë ne të komentojmë se si do të votohet.
Botapress: .A mendoni se ka ardhë koha për “pensionim” të parakohshëm të liderëve të sotëm politikë, përfshirë edhe juve?
R.Haradinaj: Secili që me veprimet e veta ka rënë në kundërshtim me interesat e vendit, me kushtetutën, me ligjin e Kosovës, kuptohet që duhet të jep llogari.