Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot e ka e ka dënuar përdhosjen e tempullit Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë.
“Kosova është i vetmi vend në Evropë në të cilin një tempull të krishterë mund ta shndërroni në tualet publik dhe të mos ndëshkoheni’ ka shtuar ai, raporton B92, përcjellë Klan Kosova.
Sipas tij, përdhosja e këtij tempulli tregon se Kosova se jo vetëm se nuk do që ta mbrojë kulturën serbe dhe trashëgiminë fetare por po punon edhe në shkatërrrimin e tyre.