Lajmet e fundit

Rrahje për një SMS

Policia raporton për një incident në një supermarket në Gjakovë.

Burrë e grua kanë përfunduar të rrahur pasi kanë kërcënuar një punëtore të një supermarketi në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Raporte zyrtare të policisë flasin për ngjarjen e cila ndodhi mbrëmjen e 9 janarit.

“Viktima kishte shkuar në supermarket dhe e kishte pyetur vajzën nëse ajo i kishte shkruar një mesazh në telefon”, thotë Kristë Gjoka, komandant i policisë në Gjakovë.

Sipas tij, pas konfirmimit për mesazhin vajza kishte marrë një kërcënim verbal.

“Dëshmitarja nga frika kishte njoftuar vëllezërit e saj të cilët posa janë takuar i kanë goditur me grushte  viktimat (burrë  e grua)”, thotë Gjoka.

Viktimat, sipas tij, janë hospitalizuar ndërsa të dyshuarit janë arrestuar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.