Të ftuar në emisionin Info Magazine, janë analisti Bajrush Morina si dhe avokati Tomë Gashi.
Me të ftuarit është duke u diskutuar për protestën e opozitës mbajtur më 9 janar.
Sipas Gashit asnjë organizator i protestës nuk duhet të marrë përgjegjësi për eskalimin e protestës pasi protesta është mbyllur.
“Në momentin kur Visar Ymeri ka deklaruar se protesta është mbyllur, atëherë ai nuk merr asnjë përgjegjësi”.
“Ymeri ka kërkuar që të ndalet e të mos jetë e dhunshme”.
Sipas Gashit askush nuk mund të ndal askënd që ta shpreh zemërimin ndaj pushtetit.
“Nuk mund t’i i ndalosh njerëzit që të shprehin mllefin e tyre”.
Kurse ndryshe nga Gashi mendon Morina i cili është shprehur se opozita është përgjegjëse për eskalimin e protestës.
“Opozita është dashur që parimisht me e marr përgjegjësinë”.
“Unë them që molotovi e dogji protestës sepse mediat vendore dhe ndërkombëtare 99 përqind e tyre nuk e kanë paraqitur madhështinë por djegien dhe molotovin”.
Gashi ka treguar se në protestë ka dal me dy vëllezërit e tij dhe Dukagjin Goranin me të cilin kishin vendosur të deklaroheshin së bashku për media.
Kurse Morina ka thënë se të dy edhe Gashi edhe Morina kanë inate ndaj liderit të PDK-së.
“Gorani për 15 vjet i ka mbajtur letrat dhe ia ka shkruar letrat Hashim Thaçit”.
“Ju të dy keni punuar për Hashim Thaçin”.
“Edhe ti edhe Gorani ia keni mbajtur letrat Thaçit, e tash përnjëherë ia keni marr inati atij”