Lajmet e fundit

Presidentja edhe nesër vazhdon turin lamtumirës nëpër Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, vazhdon vizitat në komunat e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Presidentja do të vizitojë komunën e Malishevës, pastaj atë të Rahovecit, të Suharekës, të Shtimes dhe të Lipjanit, ku do të takojë kryetarët e komunave.

Gjithashtu kujtojmë, së Presidentja gjatë ditës se sotme vizitoi pesë komuna të Kosovës, ku diskutoi me drejtuesit e tyre për problemet e zhvillimit ekonomik dhe për sfidat në këtë fushë, me theks të veçantë në tërheqjen e investimeve të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.