“Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës po ndjehemi të fyer me grafite te tilla që pasqyrojnë urrejtje. Të gjithë kemi familje, fëmijë dhe pamjet e tilla janë të turpshme. U bëj apel atyre që krijojnë grafite të tilla, se nuk i bëjnë nder e askujt me to,” tha Thaçi.
Grafiti ku Thaçi i kërkonte Presidentes Jahjaga t’ia lëshojë postin, ishte vendosur në muret e Qendrës Rinore në Pejë.
KALLXO.com shkroi sot për grafitin ku Thaçi u paraqit në mënyrë të papërshtatshme.
Edhe grafiti për Presidenten Atifete Jahjaga i shfaqur në fillim të janarit në Prishtinë qe fshirë nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.