Lajmet e fundit

Ekskluzive: Cila parti politike u ka ofruar para pjesëtarëve të arrestuar të Grupit të Kumanovës?!

Një subjekt politik në Maqedoni u ka ofruar para disa pjesëtarëve të arrestuar të Grupit të Kumanovës, duke kërkuar prej tyre që të japin dëshmi të rrejshme lidhur me prapavijën e ngjarjeve të Kumanovës, merr vesh “Lajm” nga burime diplomatike. Qëllimi i këtij subjekti është që pjesëtarët e grupit të Kumanovës që gjenden në burg të japin dëshmi të rrejshme (përmes letrave të hapura), ku do të akuzojnë disa prej pjesëtarëve të vrarë të grupit si fajtorë kryesorë dhe se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Qëllimi është që para zgjedhjeve të 24 prillit, ky subjekt të heqë nga vetja përgjegjësinë për tradhtinë që bënë krerët e saj ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës më 9 dhe 10 maj.

“Bëhet fjalë për subjekt i cili shitet si subjekt patriotik shqiptar dhe si subjekt që punon për integrim të Maqedonisë në NATO dhe në BE, por që në realitet punon për interesat maqedonase dhe për mbetjen e Maqedonisë sa më gjatë jashtë strukturave euroatlantike”, thonë për “Lajm” këto burime diplomatike, duke insistuar të mbeten anonime.

Këto informacione i kanë konfirmuar për “Lajm” edhe disa prej familjarëve të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Ata thonë se partia politike në fjalë jo vetëm që ka ofruar para, por edhe ka premtuar dënime më të ulëta për pjesëtarët e arrestuar të grupit të Kumanovës, vetëm e vetëm të dalin me dëshmi që shkojnë në favor të këtij subjekti. Disa familjarë të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës paralajmërojnë se së shpejti do të flasin edhe publikisht për presionin që është duke ushtruar kjo parti ndaj familjarëve të tyre që gjenden në burg. Ata thonë se para u janë ofruar edhe disa familjarëve të pjesëtarëve të grupit që u vranë në Kumanovë, mirëpo janë refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.