Era që fryu mbrëmjen e së hënës në fshatin Lubizhdë të Hasit, ia dëmtoi pullazin familjes Gegollaj.
Njëjtë sikurse familja Gegollaj kanë pësuar edhe familjet e tjera të këtij fshati.
Dëm të madh era i shkaktoi edhe Beqir Seferit të cilit iu dëmtua vetura.
E dëmtuar mbeti edhe shkolla fillore e fshatit “Pjetër Budi”.
Për këto dëmë komuna e Prizrenit do ti kompensojë vetëm familjet të cilat nuk i kanë kushtet financiare për t’i rinovuar dëmet e shkaktuara.