Lajmet e fundit

Topalli: Anton Quni s’guxon ta thotë publikisht mendimin e tij për “zajendicën”!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Faton Topalli ka vlerësuar se ish gjenerali i UÇK-së dhe Deputeti nga LDK-ja, Anton Quni s’po ka guxim ta thotë mendimin e tij publikisht për Asociacionin apo siç i thotë opozita “zajednicën”, transmeton gazetablic.com

Topalli, këtë reagim e ka bërë në profilin e ti në Facebook, tek sa tregon se është duke e shikuar emisonin “Rubikon” aty ku është i ftuar edhe nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu.

Shkrimi i plotë:

Po shikoj Anton Çunin në Rubikon të cilin po e pyet Dardan Sejdiu nëse ky është për apo kundër zajednicës. Jam i habitur që një gjeneral i UÇK-ës, me merita për luftën dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk ka guximin në kushte paqe ta thotë mendimin e tij publikisht për zajednicën. Zoti Çuni thuane që zajednica ka vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.