Qeveria e djathtë në Danimarkë njoftoi sot një marrëveshje të arritur me partinë kryesore opozitare, e cila ka shumicën në Parlament të një projektligji mjaft të diskutueshëm për konfiskimin e sendeve me vlerë monetare të migrantëve për të financuar qëndrimin e tyre.
Venstre, partia liberale e kryeministrit Lars Løkke Rasmussen, dhe partnerët e saj të djathtë, Partia Popullore daneze (DF), Aleanca liberale dhe Partia Popullore konservatore ranë dakort me social-demokratët mbi përmbajtjen e këtij teksti që pritet të shqyrtohet nga dita e nesërme në Parlament.
Mjaft i komentuar nga të huajt, ky projektligj ka ngjallur hezitim në radhët e shumicës. Ministrja e Imigracionit dhe e Integrimit, Inger Støjberg i është dashur ta rishikojë dy herë radhazi që prej shpalljes të projektit më 10 dhjetor.
Masa të drejtësisë sociale për disa, taksa mbi skamjen për disa të tjerë, teksti i jep të drejtë policëve të marrin të mirat materiale që mbajnë azilkërkuesit me vete, me synim për të mbuluar nevojat e tyre në ushqime dhe në akomodim.