Lajmet e fundit

Gjykata shtyn hetimet kundër Enver Hasanit për shkeljet në Kushtetuese

photo-kushtrimternava-enver-hasani-tracey-ann-jackson-10Seanca dëgjimore, që parashihej të mbahej në kuadër të hetimeve të veçanta kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe pasardhëses së tij, Arta Rama-Hajrizi, është shtyrë për kohë të pacaktuar, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”.
Gjykata Themelore e Prishtinës kishte caktuar që kjo seancë të mbahej në dhjetor të vitit të kaluar, ku ishte planifikuar të dëshmonte kundër tyre gjyqtari ndërkombëtar i Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.
Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Carolan ishte dashur të merrej në pyetje, për shkak se ekziston mundësia që të mos mund të dëshmojë në një proces të mundshëm gjyqësor. Ai është dëshmitari kyç kundër Hasanit dhe gjyqtares Rama-Hajrizi, të cilët po dyshohen për falsifikim nënshkrimi në Kushtetuese.
Me gjithë insistimin disaditor të gazetës, Gjykata nuk ka dhënë kurrfarë informacioni rreth arsyes së shtyrjes së këtij gjykimi.
Ndërkaq, nga Prokuroria Speciale e Kosovës është thënë se arsyeja është se Gjykata ka dështuar të sigurojë praninë e Hasanit.
Ky i fundit, bashkë me Rama-Hajrizin, po hetohen nga prokuroria për dy vepra penale: shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.