Lajmet e fundit

Qeriqi: Qeveria ka kohë deri të premten e ardhshme të reflektoj, nëse jo – shihemi në protestë (Video)

“Kam dale ne proteste per me permbush obligimin tim si qytetar”, tha Kryetari i Këshillit për te Drejtat e Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin.

Tue i tregue arsyet e mundesite per proteste nga veteranet e luftes, ku njana nga to asht ndasia e veteraneve, Qeriqi tha se ka pase takimet me zyrtare te Qeverise, madje edhe me Kryeministrin e vendit.

“Nji pjese i merr 3, nji pjese 2, e nji pjese asnji, e kete nuk po mundemi me kuptue”, tha ai.

Ne vazhdim Qeriqi tha se listat e veteraneve jane ‘fry’, e qysh tha ai, per kete gja jane gati te gjithe deshmitare.

“Ne rast se eskalon protesta, pergjegjesine duhet me marre Qeveria”, tha Qeriqi tue shtue se ka ardhe kulmi i revoltes.

“Asht e pamundun me garantue qe protesta ka me qene paqesore”, nenvizoi Qeriqi.

Qeriqi vazhdoi me tregue se shumica e veteraneve nuk jane ne gjendje te mire.

“Kam me ba kerkese me shkrim, e nese kjo nuk respektohet, atehere s’ka rruge tjeter”, tha Qeriqi.

E ne pyetjen e moderatorit Jupolli se kjo ndasi e pensioneve te veteraneve a mundet me shkaktue tension mes veteraneve, Qeriqi tha se nuk beson ne kete fakt.

https://www.youtube.com/watch?v=7I3ik37ZG5w

Leave a Reply

Your email address will not be published.