Lajmet e fundit

Konjufca për Mustafën-vetëm dorëheqje

Nënkryetari i “Vetëvendosjes Glauk Konjufca nuk i ka lënë alternativë tjetër përveç dorëheqjes, Kryeministrit Isa Mustafa.

“Ky person nuk do të ketë rrugëdalje përveç dorëheqjes. Çështja është se çfarë çmimi do ta detyrojë Kosovën që të paguajë ky person i etur për pushtet,” tha Konjufca kur foli për KALLXO.com.

Dorëheqja e Mustafës dhe qeverisë së tij u kërkua edhe në protestën opozitare të 9 janarit, por Mustafa pardje derisa nderonte ish-veprimtarin e LDK-së Enver Maloku në 17 vjetorin e vrasjes, tha se qeverisja e tij do të vazhdonte deri në vitn 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.