Paratë që ka çmimi i parë motivojnë shumë personazhe të ndryshme të marrin pjesë në gara të ndryshme.
Një garë mes artistëve dhe personazheve të njohur të ekranit ishte edhe ajo e “Dance With Me”.
Edhe pse asnjëherë nuk u diskutuar vlera monetare që dhurohej për çmimin e parë, të gjithë duan të dinë se çfarë kanë fituar Veseli dhe Albëria, të cilët morën trofeun e këtij spektakli.
“Fitorja e e parë e “Big Brother” ishte më ndryshe, pasi të gjithë luftonim drejt një çmimi, që e shihnim në ekran. Në “DWM” ishte ndryshe pasi garuam përmes vallëzimit për një çmim që s`u tregua kurrë, dhe në fund e kuptova pse-në. Pra, nuk kishte çmim.
Sidoqoftë, ishte një eksperiencë e mirë. Unë kam krijuar shumë shoqëri në atë shoë, si me ata që ishin pjesë e kastit, me balerinët dhe kjo mbeti fitorja ime nga ky spektakël,”- ka thënë Vesel Kurtishaj për Panoramën.